Leci jep dorëheqje nga Rahoveci

Futboll

Leci jep dorëheqje nga Rahoveci

Më: 29 prill 2025 Në ora: 12:39
Liridon Leci - majtas

Trajneri Liridon Leci ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në krye të KF Rahovecit, pas një sezoni të vështirë që nuk arriti të përmbushte objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë.

“Pasi nuk ishte e mundur për të arritur objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë, trajneri Liridon Leci ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i KF Rahovecit.

Klubi e ka pranuar dorëheqjen, duke e falënderuar Lecin për angazhimin dhe punën e tij gjatë këtij sezoni”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në Facebook.

Në tri javët e mbetura të kampionatit, Rahoveci do të drejtohet nga një staf i përkohshëm, teksa drejtuesit kanë paralajmëruar riorganizim të thellë për sezonin e ardhshëm, me synim rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat