Dembele vulosi fatin e ndeshjes

Kampioni i Francës.PSG, ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe të Champions League.
Skuadra franceze ka shënuar fitore me rezultar 1:0 ndaj Arsenalit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales që u luajt në “Emirates” të Londrës.
Mysafirët shënuan një gol dhe një herë goditën traversën.
Arsenali - PSG 0:1
Stadiumi "Emirates" në Londër.
Shikues: 65.000.
Gjyqtar: S. Vinçiç (Sllovenia).
Shënues: Dembele (4').
Kartona të verdhë: Trossard - Hakimi, Neves.
ARSENAL: Raya; Timber (White 83'), Saliba, Kiëior, Leëis-Skelly; Odegaard (Nwaner 90'), Rice, Merino; Saka, Trossard, Martinelli
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Vitinha, Neves (Zaire-Emery 89'), Ruiz; Kvaratskhelia, Dembele (Barcola 70'), Doue (Ramos 76')..
Luis Enrique, trajner i PSG-së, është në festë, ndërsa Mikel Arteta i Arsenalit, i dëshpëruar me humbjen dhe e pret punë e madhe në sfidën e kthimit në terrenin e nxehtë në Paris.
Në minutën e 4-të, Dembele ka dërguar goditje befasuese nga një pozitë anash, duke plasuar topin në këndin e poshtëm të majtë ku topi goditi shtyllën e futet në rrjetë, 0:1.
Në minutën e 31-të, Desire Doue (PSG) ka humbur mundësi të mirë. Ai pati shumë hapësirë por gjuajtjen e tij mezi e ndali portieri i Arsenalit, Raya.
Në minutën e fundit të pjesës së parë (45') Masrtinelli pati rast ideal por nuk mposhtet portieri i PSG-së, Donnarumma.
Trossard i Arsenalit në minutën e 56-të ka humbur një rast që nuk humbet, i vetëm por goditja zhagas u ndal nga Donnarumma i cili me maje të gishtërinjve e ka dëbuar në korne.
Fat i madh për Arsenalin në minutën 84-të, Barcelona ballë për ballë me portierin por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së djathtë të pushtme.
Pas një minute (85’) Ramos i PSG-së në një pozitë të volitshme por goditja e tij u ndal nga traveresa.
Fitore e madhe e PSG-së në Londër..