E papritura apo jo ndaj Ancelottit

Futboll

E papritura apo jo ndaj Ancelottit

Më: 30 prill 2025 Në ora: 11:13
Carlo Ancelotti

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt finalizimit, “martesa” mes Carlo Ancelottit dhe Kombëtares së Brazilit duket se po shkon drejt dështimit.

Në fakt, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka bllokuar marrëveshjen mes trajnerit italian dhe Federatës Braziliane të Futbollit, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano”.

Në fakt, kreu i klubit madrilen nuk është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për largimin e parakohshëm të “Don Carlos”, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2026.

Madrilenët kërkojnë që Ancelotti të japë dorëheqje dhe jo të shkarkohet.

Me dorëheqje, trajneri i trofeshëm s’do të dëmshpërblehej, ndërsa me shkarkim po.

Ancelotti ndërkohë ka kërkuar që paratë e dëmshpërblimit tek e fundit t’i paguajnë brazilianët, por këta të fundit s’janë dakord.

Kjo mund të çojë në prishjen e gjithckaje që kishte nisur dhe që dukej se po shkonte drejt finalizimit.

Nëse dëshron Ancelotti, Brazili mund ta angazhojë trajnerin Jorge Jesus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat