Balliu titullar në fitoren e madhe të Vallecanos

Futboll

Balliu titullar në fitoren e madhe të Vallecanos

Nga: K.G. Më: 2 maj 2025 Në ora: 23:00
Vallecano

Rayo Vallecano ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 1:0 ndaj Getafes, në takimin e javës së 34-të të Kampionatit të Spanjës. 

Skuadrës nga Madridi i mjaftoi një gol për tre pikë.

Getafe nuk arriti të kthehet me një pikë nga Madridi.

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë duke dhënë kontribut në fitoren e Vallacanos.

Futbollisti Lejeune (7') realizoi për fitoren e vendasve.

Djene i Getafes në minutën e 80-të u përjashtua me karton të kuq.

Vallecano renditet në vend të nëntë me 44 pikë e Getafe në të 12-tin me 39 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat