Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri

Futboll

Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri

Më: 6 maj 2025 Në ora: 17:33
Luis Enrique

Përveç ndeshjes së shumëpritur Inter-Barcelona, dita e sotme është edhe vigjilja e gjysmëfinales tjetër të Ligës së Kampionëve, ku nesër në mbrëmje në orën 21:00, në stadiumin “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin.

Skuadra franceze është në avantazh, të paktën në letër, pasi ka fituar 0-1 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, çka u lejon atyre të kualifikohen me një barazim ose fitore.

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, nuk dëshiron të mbështetet tek ky avantazh. Në konferencën për shtyp, ai u pyet se cilin kundërshtar do të preferonte në një finale të mundshme – Interin apo ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Spanjolli u përgjigj: “Djersitem kur mendoj për këtë gjysmëfinale.

 Dua vetëm një gjë për finalen: që PSG-ja të jetë aty. Sigurisht, kam një të kaluar me Barcelonën dhe ndjej dashuri për të. Ky lidhje nuk do të zhduket kurrë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat