Rikthehet buzëqeshja për Alen Sherrin

Futboll

Rikthehet buzëqeshja për Alen Sherrin

Më: 7 maj 2025 Në ora: 18:12
Alen Sherri

Në merkaton e dimrit, Cagliari shtoi forcat në portë duke sjellë një gardian të ri.

Bëhet fjalë për Elia Caprilen që është konkurrenti numër një i Alen Sherrit në skuadrën e Serie A.

Portieri italian ka bërë paraqitje fantastike në pjesën e dytë të sezonit me Cagliarin, duke mos i lënë asnjë mundësi shqiptarit të dëshmojë veten.

Por Sherri mund të festojë edhe për paraqitjet e mira të Capriles me ekipin e tij.

Siç raportojnë mediat italiane, skuadra e Milanit ka shfaqur interes për të firmosur me portierin italian.

Qëndrimi i Maignan është vënë në dyshim, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026.

Megjithatë, nuk është vetëm ekipi kuqezi që ka shfaqur interes për Caprilen. Portieri i Cagliarit ka adimrues edhe në Premier League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat