Javier Tebas flet sërish me akuza

Futboll

Javier Tebas flet sërish me akuza

Më: 13 maj 2025 Në ora: 17:31
Javier Tebas

Javier Tebas e ka quajtur rastin Negreira një shembull flagrant të korrupsionit sportiv.

Atij nuk i shqitet nga mendja historia, kur drejtuesit e Barcelonës u akuzuan për ryshfet për pagesat e bëra ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira.

Ai punonte në Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Bëhej fjalë për një pagesë prej 7.7 milionë eurosh midis viteve 2001 dhe 2018. Gjykata e konsideroi vepër penale.

“Ne ishim të parët që ndërmorëm veprime dhe do ta çojmë deri në fund. E kam thënë se ky është korrupsion sportiv. Gjyqtarët nuk e pranuan ryshfetin, por kjo qe tentativë për të ndikuar në rezultatin e fushës”, ka deklaruar Tebas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat