Tetë gola në Bernë! Ajeti shënon, por kapiteni Xherdan Shaqiri me shokë dolën keq me rezultat

Futboll

Tetë gola në Bernë! Ajeti shënon, por kapiteni Xherdan Shaqiri me shokë dolën keq me rezultat

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2025 Në ora: 16:10
Pamje nga ndeshja

Young Boys e ka mposhtur me rezultat 6:2 kampionin e ri të Zvicrës, Baselin.

Ndeshja është zhvilluar në Bernë në kaudër të javës së 37-të. 

Albian Ajeti ka shënuar në minutën e 7-të për Baselin por kjo nuk ka maftuar pasi që vendasit u këndellën dhe realizuan tri herë për të kaluar në epërsi me 3:1.

Itten (10' e 46'), Males (29') - shënuan për Young Boys. 

Kevin e ka ngushtuar epëesinë në 3:2 në minutën e 72-të.

Futbollisti Fassnacht në minutën e 86-të ka shënuar prë 4:2 e Bedia (89’) për 5:2.

Fassnacht shënoi sërish dhe për 6:2 në minutën e 90+3.

Kapiteni Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Leon Avdullahu u paraqitën standardë, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 17-të. 

Baseli kryeson me 70 pikë e ka 10 më shumë se Young Boys në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat