Astrit Selmani drejt Polonisë

Futboll

Astrit Selmani drejt Polonisë

Më: 21 maj 2025 Në ora: 12:24
Astrit Selmani

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani është në kërkim të një skuadra të re.

Selmani nuk e ka vazhduar kontratën me Dinamon e Rumanisë, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Mësohet se 28-vjeçari ka disa oferta nga klubet polake, por edhe nga ato rumune.

Selmani gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 36 ndeshje, ka shënuar 14 gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Vlera e lojtarit kosovar në sajtin “Transfermarkt” është plotë 1.4 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat