Fisnik Asllani nesër e luan ndeshjen e parë të play-off-it

Futboll

Fisnik Asllani nesër e luan ndeshjen e parë të play-off-it

Më: 21 maj 2025 Në ora: 12:30
Fisnik Asllani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, dhe skuadra e tij, Eleversberg nesër luajnë ndeshjen e parë të play-offit për futje në Bundesliga.

Elversberg nesër (e enjte) nga ora 20:30, luan takimin e parë si mysafir i Heidenheimit,.

Vetëm pas pesë ditësh, Eleversbergun e pret në shtëpi Heidenheimin, për ndeshjen e kthimit.

Kush fiton në këto dy ndeshje, vazhdon garën në Bundesliga për sezonin e ri 2025/26.

Fisnik Asllani gjatë këtij sezoni në Bundesliga 2, ka zhvilluar 33 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë tetë asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat