Rayan Cherki pritet të ftohet nga Kombëtarja e Francës

Futboll

Rayan Cherki pritet të ftohet nga Kombëtarja e Francës

Më: 21 maj 2025 Në ora: 14:36
Rayan Cherki

Futbollisti i Lyonit, Rayan Cherki pritet të ftohet nga Kombëtarja e Francës për ndeshjet e muajit qershor.

Siç raporton Santi Aouna, lojtari do të ftohet për herë të parë te “Gjelat”, ekipi A.

Cherki ishte afër t’i bashkohej Kombëtares së Algjerisë, por duket se kjo ftesë do ia ndryshojë mendjen.

21-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ligue 1, ka zhvilluar 30 ndeshje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë 11 asiste.

Franca do të luajë ndaj Spanjës në gjysmëfinale të UEFA Nations League, më 5 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat