Derbi i madh i Likovës

Futboll

Derbi i madh i Likovës

Më: 24 maj 2025 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Beteja për vendin e parë në Ligën e 4-të të Maqedonisë ose LFK- Likovë vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të ose të parafundit.

Të hënën, në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë do të luhet El Classico e Likovës në mes KF Hotla dhe KF Mateçi. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00.

KF Hotla dhe KF Mateçi kanë pikë të barabarta në renditje (39 pikë), me vetëm nga një humbje në këto 14-të javë.

Në sezonin vjeshtor, Mateçi mposhti Hotlën me rezultat 4-3, kurse në sezonin pranveror Hotla fitoi Mateçin me rezultat 2-1.

Kampioni i Ligës fubollistike komunale të Likovës do të luaj në balotazh për në Ligën e Tretë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat