Futbollistët e Interit nuk festuan golin e De Vrij

Futboll

Futbollistët e Interit nuk festuan golin e De Vrij

Më: 24 maj 2025 Në ora: 12:32
Pamje

Zhvillimi paralelisht i ndeshjeve të Napolit dhe Interit, rivalë për titullin kampion, ka krijuar në situatë të pazakontë sidomos në Komo, ku luanin zikaltrit.

Këta të fundit vareshin në mënyrë direkte nga rezultati i sfidës tjetër, ndaj edhe lojtarët që ishin në pankinë, kishin hapur celularët dhe po shihnin çfarë ndodhte në “Diego Maradona”.

Sipas “DAZN”, në momentin e shënimit të golit nga De Vrij, askush nuk e kishte mendjen aty, duke e kuptuar shumë vonë se zikaltrit kishin kaluar në avantazh në pjesën e parë të sfidës.

Ndërkohë, ata vazhduan të ndiqnin ndeshjen tjetër në celularë dhe ishin dukshëm të dëshpëruar kur parë MekTominej të shënonte në portën e Sherrit.

Ndërkohë, mes shoqëruesve dhe familjarëve të zikaltërve që ishin në tribunë në Komo, kishte edhe persona që nuk mbajtën dot lotët në ato momente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat