Sulmuesi shqiptar nderohet

Futboll

Sulmuesi shqiptar nderohet

Më: 27 maj 2025 Në ora: 19:02
Anis Mehmeti

Ditën e djeshme, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho publikoi listën e lojtarëve për sfidat kualifikuese ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Por sërish nuk ishte Anis Mehmeti që përfiltej shumë.

Sulmuesi shqiptar nuk u grumbullua as kësaj here, por ditën e sotme ai ka marrë një shtysë të madhe nga “Transfermarkt”

. Vlera e Anis Mehmetit tashmë është dyfishuar duke shkuar nga 3.5 milionë euro në 7 milionë euro.  

Sezonin që lamë pas, Anis Mehmeti bëri paraqitje të shkëlqyera me Bristol Cityn në Championship. Në 42 paraqitje të kryera me klubin anglez, shqiptari arriti të shënojë 12 gola dhe një asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat