Kërkon një tjetër trofe me PSG

Futboll

Kërkon një tjetër trofe me PSG

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 16:14
Khelaifi

PSG mbrëm kompletoi tripletën, pasi arriti të fitonte për herë të parë trofeun e Ligës së Kampioneve.

Nën drejtimin e Luis Enriques, skuadra parisiene këtë sezon u shpall Kampione e Francës dhe fitoi edhe Kupën e Francës, shkruan IndeksOnline.

Port presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi duket se nuk është i kënaqur me këtë storie suksesi.

Ai ka kërkuar nga futbollistët dhe trajneri Enrique që të fitojnë edhe Kupën e Botës për Klube, e cila nis nga 15 qershori.

“Tani misioni ynë është të fitojmë Kupën e Botës për Klube FIFA dhe pastaj përsëri Ligën e Kampionëve. Ky është mentaliteti ynë.”, ka deklaruar Khelaifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat