Chelsea tallet me Milanin

Futboll

Chelsea tallet me Milanin

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 11:13
Mike Maignan

Skuadra e Chelseat është interesuar për një portier gjatë merkatos së verës dhe tashmë kanë gjetur një emër.

Bëhet fjalë për portierin francez, Mike Maignan.

Por, sot Fabrizio Romano raporton se kjo marrëveshje është shumë larg, pasi Blutë e Londrës kanë bërë një ofertë për t’u tallur me klubin italian.

Ata kanë ofruar veç 10 milionë euro për shërbimet e portierit francez.

Ndërkaq, Milan kërkon plotë 30 milionë euro për 29-vjeçarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat