Oferta nga Arabia Saudite për kapitenin e Kosovës

Futboll

Oferta nga Arabia Saudite për kapitenin e Kosovës

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:28
Amir Rrahmani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pranuar disa oferta pas përfundimit të sezonit aktual në Serien A.

Skuadra italiane preferon qëndrimin e kapitenit “dardan”, por Rrahmani dëshiron një aventurë të re.

Siç raportohet për Amir Rrahmanin ka të interesuar edhe nga skuadrat e Arabisë Saudite.

Nuk mungon as interesimi prej klubeve angleze, duke përfshirë këtu Tottenham Hotspurin.

Kujtojmë se Rrahmani nuk do të jetë në ndeshjet e muajit qershor te Kosova. Ai ka zgjedhur të pushojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat