Al Hilal nis menjëherë punën me Inzaghin në krye, 75 milionë euro gati për sulmuesin

Futboll

Al Hilal nis menjëherë punën me Inzaghin në krye, 75 milionë euro gati për sulmuesin

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 11:53
Inzaghi

Al Hilal prezantoi Inzagin si trajnerin e ri dhe projekti ka filluar.

Klubi arab është hedhur menjëherë në sulm për shërbimet e Viktor Osimhen.

75 milionë është klauzola për prishjen e kontratës te Napoli.

Al Hilal është gati ta paguajë këtë shifër për 26-vjeçarin, ndërsa mbetet gjithçka në dorëm e tij.

Sulmuesi nigerian shënoi 37 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Ishte kështu më i spikaturi i Gallatasarajt, që fitoi titullin kampion dhe Kupën e Turqisë.

Osimhen e pati shpërthimin e tij te Napoli në Seria A. Klubi italian e afroi nga Lil, ndërsa për shkak të problemeve me të u detyruan ta huazojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat