Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë

Futboll

Mitaj: Fitorja domosdoshmëri ndaj Letonisë

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria barazoi ndaj Serbisë para pak ditësh, ndërsa këtë të martë, kuqezinjtë sfidojnë Letoninë në Riga.

Mbrojtësi Mario Mitaj, bëri analizën e tij, në prag të sfidës. Ai theksoi se fitorja është një domosdoshmëri për ekipin në objektivin për një kualifikim të mundshëm në Botëror.

“Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër.

Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.

Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbë kushdo. Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”– tha Mitaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat