Ndryshon fanellën për sezonin e ardhshëm

Futboll

Ndryshon fanellën për sezonin e ardhshëm

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 22:02
Akileu Ndreca

Akileu Ndreca me shumë gjasa do të veshë për sezonin e ardhshëm fanellën e Prishtinës.

Bomberi i Tiranës pritet të shkojë në kryeqytetin e Kosovës për të vazhduar rrugëtimin profesional.

Në lidhje me Ndrecën, ishte përfolur një kalim te ekipi i Llapit, por gjërat kanë ndryshuar.

Kjo për shkakun se 24-vjeçari ka përzgjedhur të vazhdojë aventurën te skuadra e Prishtinës, e cila i jep mundësi të luajë në kupat e Evropës.

Në edicionin që kaloi, Akileu finalizoi 8 gola, dhe dhuroi 1 asist me ekipin bardheblu. Tirana në drejtimin e Bledi Shkëmbit ka pësuar disa ndryshime në kontigjent, aty edhe e ardhmja e trajnerit nuk jep siguri.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat