Islami për herë të parë vishet me fanellën e Clujit

Futboll

Islami për herë të parë vishet me fanellën e Clujit

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 11:35
Islami

Futbollisti kosovar, Drilon Islami, për herë të parë është veshur me fanellën e klubit rumun, CFR Cluj 1907.

Faqja zyrtare te klubit nga Rumania ka publikuar një foto të mesfushorit kosovar me fanellë.

Kujtojmë se Islami pak ditë më parë u zyrtarizua si blerja më e re e Clujit.

Ai u largua nga Prishtina si “lojtar i lirë” për t’u transferuar në elitën e futbollit rumun.

Kujtojmë se Islami te Cluji do të jetë bashkëlojtar i Meriton Korenicës dhe Lindon Emërllahut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat