Morina firmos me Dritën

Futboll

Morina firmos me Dritën

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2025 Në ora: 20:17
Endrit Morina e Valon Zymberi

Drita e Gjilanit ka mendjen nga garat evropiane dhe për atë po përforcohet gjithnjë e më shumë.

Kampioni i ri i Kosovës është përforcuar me futbollistin Endrit Morina.  

“Endrit Morina është lojtari ynë më i ri.

Kemi përforcuar repartin mbrojtës  me lojtarin tonë më të ri, Endrit Morina.

Ednriti sot në ambientet e klubit është pritur nga Drejtori Sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku në rrugëtimin e përbashkët.

Morina luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe si futbollistë është zvilluar në futbollin zvicerian, por që sezonin e fundit luajti në Superligën e Kosovës me mjaft sukses me ekipin e FC Feronikeli 74 nga Drenasi.

Endriti ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028 dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mbrojtjes te ekipi ynë”, njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat