Duan rikthimin e 78 milionshit në Serie A

Futboll

Duan rikthimin e 78 milionshit në Serie A

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 18:43
Interi

“Gazzetta Dello Sport” raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United.

Në verën e vitit 2023, “Djajtë e Kuq” paguan 78 milionë euro tek Atalanta për sulmuesin danez, përveç bonuseve.

Në sezonin e fundit, Højlund u aktivizua në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi vetëm 10 gola dhe dha 4 asiste, shumë larg pritshmërive ndaj tij.

Të Manchester United janë të hapur për largimin e tij, nëse vjen oferta e duhur. Inter po kërkon një sulmues të tretë pas dyshes titullare Martinez-Thuram dhe danezi shihet si një alternativë e mirë. Në anën tjetër, Conte kërkon të forcojë sulmin si dhe të gjejë një “partner” të besueshëm për Lukaku-n në sulm.

Kampioni i Serisë A është më i favorizuar për të transferuar danezin pasi sipas raportimit në fjalë është i gatshëm të paguajë shifrën që do të kërkojë Manchester United, ndërsa Inter është më shumë për huazimin me të drejtë blerjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat