Chelsea e kërkoi me ngulm para botërorit

Futboll

Chelsea e kërkoi me ngulm para botërorit

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 13:17
Mike Maignan

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milan, ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër.

Skuadra e Chelsea e kërkoi me ngulm para fillimit të botërorit për klube, por kuqezinjtë nuk pranuan ta shesin.

“Maignan nuk do të largohet, të paktën për momentin.

Nëse gjithçka vazhdon kështu, ai do të luajë për Milan edhe vitin tjetër.

Nuk është arritur një marrëveshje me Chelsea dhe ai është një pikë referimi brenda dhe jashtë fushës”, tha Tare.

Portieri 29-vjeçar francez do të nisë sezonin e tij të fundit të kontratës me kuqezinjtë (skadon në verën e 2025-ës), fanellë që e mbron që prej vitit 2021. Ai ka luajtur 163 ndeshje zyrtare me Milan në të gjitha kompeticionet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat