Barcelona i paguan borxhin Messit

Futboll

Barcelona i paguan borxhin Messit

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 16:13
Messi

Barcelona ka mbyllur një borxh prej 16 milionë eurosh, që datonte nga viti 2020. Ishin tetë këste të ndara, të cilët kanë përfunduar së fundmi.

Barcelona kishte borxhe ndaj 20 lojtarëve ku ndër të tjerë ishte edhe Messi.

Gjithçka i përket periudhës kur si president qëndron Bartomeu, që la gropë të madhe në klubin katalanas.

Jo vetëm 20 lojtarët, por po ashtu edhe trajneri Koman me tre asistentët e tij kishin pjesën e tyre.

Ndër lojtarët përveç Mesit janë paguar edhe: Umtiti, Dembele, Pjaniç, Roberto, Neto, Dest, Breithuejt, Firpo, Alena, Fernandes, Pedri, Trincao, Fati, Arauho, Puig.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat