Alex Leyi afër firmës me Bashkimin!

Futboll

Alex Leyi afër firmës me Bashkimin!

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 13:07
Bashkimi

Alex Leyi afër firmës me Bashkimin!!

Klubi i Bashkimit nga Kumanova është shumë afër të zyrtarizojë një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë.

Burime të Sportmanias nga Kosova bëjnë të ditur se Alex Leyi, mbrojtësi 22-vjeçar nga Kameruni dhe ish-lojtar i Llapit të Podujevës, është pranë marrëveshjes me klubin kumanovar.

Kryesia e Bashkimit është duke punuar për finalizimin e këtij transferimi, ndërsa lojtari shpreh gatishmëri dhe interes për t’u bashkuar me skuadrën zi e gjelbër. Detajet e fundit pritet të përcaktojnë zyrtarizimin e marrëveshjes..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat