Lindon Selahi me ekip të ri

Futboll

Lindon Selahi me ekip të ri

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 22:30
Lindon Selahi

Lindon Selahi është futbollisti më i ri i ekipit të Widzew Lodz në Poloni.

Pasi mbylli aventurën e tij me Rijekën në Kroaci, tashmë mesfushori i Kombëtares shqiptare nis një të re me polakët.

Me këta të fundit, Selahi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Ndërkohë që klubi polak e merr lojtarin falas, për shkak se ishte i lirë në tregun e transferimeve.

Te Widzew Lodz, Selahi gjen mesfushorin tjetër të Kombëtares shqiptare. Tashmë ai do të luajë në të njëjtin ekip me Juljan Shehun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat