Kapiteni i Juventus karikon skuadrën dhe tifozët

Futboll

Kapiteni i Juventus karikon skuadrën dhe tifozët

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 13:46
Gleison Bremer

Pas një periudhe shumë të gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi, te Juventus presin me padurim rikthimin në fushë të mbrojtësit brazilian Gleison Bremer.

Madje edhe ai vetë mezi pret të luajë. “AirBremer po fluturon përsëri“.

Me këto pak fjalë të shkruara në një postim në Instagram, mbrojtësi njofton se është gati për sezonin e ri.

Pasi humbi pothuajse të gjithë sezonin 2024/2025 për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi brazilian po stërvitet më shumë se kurrë.

Një video në rrjetet sociale e tregon atë duke u stërvitur shumë me goditjet me kokë.

Prandaj, vetëpërkufizimi “Air Bremer”, i cili i karikon tifozët e Juventus dhe e bën trajnerin Tudor të lumtur për rikthimin e kapitenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat