E respektojnë Vazquezin

Futboll

E respektojnë Vazquezin

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 16:54
Lucas Vazquez

Lucas Vazquez pati një fjalim mjaft emocionues te Real Madrid. Mbrojtësi largohet nga madrilenët ku e nisi me akademinë, ndërsa “refuzoi” lamtumirën.

Vazquez pa të pranishëm edhe lojtarë si Lunin, Marcelo dhe Mbape.

Ky i fundit la pushimet për të marrë pjesë në ceremoninë e shokut të skuadrës.

“Nuk do të them lamtumirë sepse Real Madridit tim kurrë nuk i them lamtumirë. Erdha këtu me një ëndërr, falë këtij klubi e plotësova.

Kisha privilegjin ta vishja këtë fanellë gjatë shumë viteve, ndava dhomën e zhveshjes me legjenda, jetova mbrëmje të paharrueshme, por mbi të gjitha isha shumë i lumtur”, u shpreh ndër të tjera Lucas Vazquez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat