Klubi i Superiores paralajmëron ndryshimin e madh!

Futboll

Klubi i Superiores paralajmëron ndryshimin e madh!

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 16:20
Teuta

Klubi i Superiores paralajmëron ndryshimin e madh!

Një epokë e re duket se ka nisur te Teuta, pas ndryshimit të presidentit.

Në drejtimin e numrit 1 të durrsakëve, Fatos Troplini, te “Djemtë e Detit”, po mendojnë edhe për një stemë të re. 

Ky vendim është paralajmëruar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi të dy fotove me mbishkrimin:

“Një epokë e re po merr formë”. 

Mesa duket në ditët në vijim Teuta do të bëjë edhe prezantimin e logos së re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat