Barcelona e blen supertalentin kroat

Futboll

Barcelona e blen supertalentin kroat

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 11:59
Lovro Chelfi

Barcelona e ka transferuar supertalentin kroat, Lovro Chelfi.

Gjigantët katalanas kanë paguar 300,000 euro për të blerë 50 për qind të të drejtave të mesfushorit 18-vjeçar.

Blaugranët do të kenë dy vjet kohë për të vendosur nëse do të blejnë 50% të mbetur nga klubi kroat, skuadrës Kostosija.

Nëse marrëveshja e ardhshme shkon sipas parashikimeve, shuma totale e transferimit mund të rritet në dy milionë euro

Chelfi është mesfushor me tipare sulmuese dhe llogaritet si një nga talentët më premtues kroat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat