Laporte lë Arabinë, afër marrëveshjes

Futboll

Laporte lë Arabinë, afër marrëveshjes

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 11:40
Aymeric Laporte

Aymeric Laporte është larguar nga Al Nassr-i në Arabinë Saudite. Mbrojtësi spanjoll do të rikthehet në La Liga.

Laporte thuhet se është marrë vesh me Athletic Bilbaon.

Ata e kanë finalizuar kontratën e qendërmbrojtësit, duke i ofruar atij një marrëveshje trevjeçare, por procedura me Al Nassr ende nuk është finalizuar.

“Laporte do të largohet dhe ne do të nënshkruajmë një lojtar me atë profil”, tha Jorge Jesús, trajner i ekipit të Arabisë Saudite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat