Milan ka gati ofertën e parë

Futboll

Milan ka gati ofertën e parë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 17:20
Tare

Milan po kërkon mbrojtës të djathtë për sezonin e ri dhe objektivi kryesor i kuqezinjve është Jon Aramburu i Real Sociedad. Vetëm 22 vjeç, Aramburu ka treguar se është i aftë për aspektin ofensiv në krah, pa harruar qendrueshmërinë mbrojtëse.

Milani është gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jon Aramburu dhe po përgatit një propozim formal prej 15 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut venezuelian.

Ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se Real Sociedad e vlerëson 25 milionë euro mbrojtësin e tyre dhe oferta e parë e kuqezinjve me siguri që nuk do pranohet.

Gjithsesi, deri në fund të merkatos palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Vetë lojtari nga e tij raportohet se është dakord për transferimin te kuqezinjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat