Medon Berisha: Objektivi, të luaj më shumë

Futboll

Medon Berisha: Objektivi, të luaj më shumë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 22:32
Mesfushori Medon Berisha

Mesfushori Medon Berisha, i lindur në vitin 2004, dha një intervistë për kanalet zyrtare të Lecces.

Lojtari shqiptar foli rreth përgatitjes së tij atletike dhe sezonit të ardhshëm, i cili zyrtarisht fillon më 15 gusht.

“Kam një ndjenjë të mirë rreth përgatitjeve që kemi bërë.

Punuam shumë dhe u përpoqëm shumë në stërvitje, jemi gati për sezonin e ri. Këto ishin prova të mira, dhe morëm pak kohë loje.

Kërkesat e trajnerit Di Francesco? Ai na dha ide të reja për formacionin e ri që po përdorim”.

“Më ka kërkuar të sulmoj më shumë në thellësi dhe të përfshihem më shumë. Synimet e mia për sezonin e ardhshëm janë të luaj më shumë ndeshje, të qëndroj pa dëmtime dhe të siguroj mbijetesën tonë të katërt radhazi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat