Newcastle synon transferimin e talentit të Milanit

Futboll

Newcastle synon transferimin e talentit të Milanit

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 22:05
Malick Thiaw

Newcastle United pritet të bëjë një lëvizje zyrtare për mbrojtësin gjerman Malick Thiaw nga AC Milan.

Sipas burimeve të afërta me situatën, klubi anglez është i interesuar të hapë negociatat për çmimin e kartonit të tij së shpejti.

Thiaw, i cili ishte në radarët e Comos më herët gjatë verës, por transferimi u anulua, tani shihet si një pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit të ri të Milanit, Max Allegri.

Megjithatë, Newcastle shpreson të bindë kuqezinjtë me një ofertë të përshtatshme në javët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat