Shqiptari transferohet te skuadra e Superligës

Futboll

Shqiptari transferohet te skuadra e Superligës

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 10:58
Qazim Laci - Indrit Tuci

Indrit Tuci nuk do të jetë më futbollist i Sparta Prague.

Shqiptari ka mbyllur aventurën e tij me cekët për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij futbollistike.

24-vjeçari është transferuar te Kayserispor, skuadër që luan në Superligën turke. Një lëvizje surprizë nga Tuci, i cili vendos të transferohet në Turqi.

Lezhjani pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim, teksa mbetet të mësohet edhe detajet e këtij transferimi.

Kujtomë se Tuci përveç Sparta Prague në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Nk Lokomotiva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat