Futbolli është i padrejtë ndonjëherë

Futboll

Futbolli është i padrejtë ndonjëherë

Më: 14 gusht 2025 Në ora: 22:12
PSG

PSG ka arritur të përmbys Totenhemin dhe të fitojë në fund finalen e Superkupës.

Menjëherë pas fitores nga ruleta ruse, trajneri i PSG, Luis Enrique, u shpreh me sinqeritet se ekipi i tij nuk e meritonte fitoren.

“Sa çmenduri!

Kjo është fjala e duhur, çmenduri. Duhet të them se jam shumë i lumtur.

Nuk mendoj se e meritonim të fitonim, sepse ka një ndryshim të madh midis një skuadre si Tottenham, e cila bëri shumë stërvitje, dhe nesh, që bëmë vetëm pesë seanca stërvitjeje.

Është kaq ndryshe, mendoj se kjo është një mrekulli”, tha Enrique..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat