Luftëtari nuk ndal afrimet

Futboll

Luftëtari nuk ndal afrimet

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 15:00
Elmaddin Mammadov gjatë prezantimit te Luftëtari

Elmaddin Mammadov është futbollisti më i ri i Luftëtarit.

Portieri 29-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Mingachevir (Azerbajxhan), për të nisur një të re në Kategorinë e Parë shqiptare.

Gjithashtu, azeri ka luajtur në Bosnjë & Hercegovinë, Krimea, Tunizi, Maltë dhe Gjeorgji.

Ndërkohë që lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur vetë klubi gjirokastrit në faqen zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat