Turpërim historik në Suedi, jep dorëheqje trajneri! Dy lojtarë nga Kosova në klubin rumun përjetojnë mbrëmjen më të hidhur

Futboll

Turpërim historik në Suedi, jep dorëheqje trajneri! Dy lojtarë nga Kosova në klubin rumun përjetojnë mbrëmjen më të hidhur

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 23:07
Dan Petrescu

Një mbrëmje e errët për futbollin rumun dhe veçanërisht për CFR Cluj.

Klubi rumun u turpërua në Suedi, ku pësoi një humbje të thellë 7:2 nga Häcken në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, duke hyrë në historinë negative të garave evropiane.

Pjesë e 11-shes së Clujit ishte edhe dyshja nga Ksoova, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu.

Pas dështimit, trajneri Dan Petrescu dha dorëheqjen. Ai e bëri të qartë vendimin e tij menjëherë pas ndeshjes dhe e konfirmoi në konferencën për shtyp.

“E nisëm shumë keq dhe pësuam gola të shpejtë.

Nuk u përshtatëm me fushën, ndërsa Häcken zhvilloi ndeshjen më të mirë të vitit, duke luajtur fantastikisht në sulm. Ne ishim shumë të dobët në mbrojtje.

Kjo ishte ndeshja ime e fundit, nuk do të jem në bankinë për kthimin. Më vjen turp për këtë rezultat,” u shpreh Petrescu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat