Asnjë gabim tjetër nuk do të justifikohet

Futboll

Asnjë gabim tjetër nuk do të justifikohet

Më: 22 gusht 2025 Në ora: 12:09
Ademola Lookman

“Fanella duhet nderuar. Një gabim tjetër nuk do të justifikohet”.

Kështu shkruhej në një pankartë të vendosur nga tifozët e Atalantës gjatë natës jashtë qendrës sportive “Bortolotti” në Zingonia, drejtuar Ademola Lookman, pas ngjarjeve të njohura të javëve të fundit ku lojtari nuk ishte paraqitur në stërvitje për 15 ditë.

Tifozët e organizuar të klubit bergamask dëshironin të dërgonin një mesazh të qartë për nigerianin, i cili u rikthye në stërvitje në fillim të kësaj jave, por jo me pjesën tjetër të grupit, sipas vendimit të Atalantës.

Sinjal megjithatë për një hapje drejt rivendosjes së marrëdhënies, me paralajmërimin se kjo do të jetë hera e fundit që tifozët e “Curva Nord” të Atalantës do t’i bëjnë “sytë qorr” ndaj sjelljeve jashtë rregullave nga ana e lojtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat