Asnjë fitore ndaj Tiranës

Futboll

Asnjë fitore ndaj Tiranës

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Bylisi – Tirana është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në Superiore. duel shuëm i rëndësishëm që do të startojë ën orën 17:00 në “Adush Muça”.

Kjo ndeshje vë përballë 2 ekipe që sezonin e kaluar garuan mes tyre për të mbijetuar në Superiore, ndërsa këtë sezon synojnë të bëjnë mirë dhe të sigurojnë rezultatet pozitive. Si ballshiotët ashtu edhe kryeqytetasit do të synojnë 3 pikët.

Një ndeshje që shikon si favoritë bardheblutë, pasi edhe statistikat e përballjeve direkte e thotë diçka të tillë. në 10 ndeshjet e fundit mes tyre Bylisi i Mirel Josës nuk njeh asnjë fitore, ndërsa Tirana e Vangjel Mile ka koleksionuar 4 të tilla.

Nga ana tjetër 6 herë janë ndarë në barazim. Në “Adush Muça” skuadra ballshiotë do të synojë të “thyejë tabu”, ndërsa bardheblutë për të thelluar statistikat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat