Tifozët e Atalantës i dërgojnë ulti

Futboll

Tifozët e Atalantës i dërgojnë ulti

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 13:33
Ademola Lukman

Tifozët e Atalantës kanë dërguar një mesazh të qartë për Ademola Lukman:

“Magjia duhet nderuar, një tjetër gabim nuk do të justifikohet”.Pankarta u vendos jashtë qendrës stërvitore të Zingonias, duke treguar shqetësimin e tifozëve pas tentativave të lojtarit për t’u larguar. Lukman ka qenë në qendër të thashethemeve të merkatos gjatë gjithë verës.

Tentativa e tij për t’u transferuar te Interi nuk arriti sukses, pasi Atalanta nuk donte të humbiste një tjetër yll, pas shitjes së Retegui në Arabinë Saudite.

Oferta e Interit prej 42 milionë euro plus 3 milionë euro bonus u refuzua, duke krijuar një distancë mes lojtarit dhe klubit.

Tani, Lukman stërvitet i vetëm në Bergamo deri në fund të merkatos. Megjithatë, mundësia e një largimi të tij nuk është përjashtuar, pasi një ofertë nga ndonjë klub tjetër mund të shfaqet deri në mbyllje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat