Dinamo e Ilir Dajës thirrje tifozëve

Futboll

Dinamo e Ilir Dajës thirrje tifozëve

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 14:06
Jegiellonia - Dinamo

Dinamo aktualisht është e fokusuar vetëm te dueli i kthimit në Conference League. “Blutë” e Ilir Dajës do të luajnë ditën e enjte në “Air Albania” ndaj Jegielloni, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e kualifikimit.

Dueli i parë mes tyre fatkeqësisht ka përfunduar 3-0 në favor të polakëve, me dinamovitët që në kryeqytet do të syojnë një tjetër mrekulli si ajo ndaj Hajduk Split.

Te Dinamo ka shpresa dhe klubi iu bën thirrje tifozëve për mbështetje.

“90 minuta shpresë, të gjithë bashkë për Dinamon”, shkruan klubi, ndërsa publikon edhe axhendën e kësaj ndeshjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat