Shtyhet ndeshja Rabotniçki – Shkëndija

Futboll

Shtyhet ndeshja Rabotniçki – Shkëndija

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2025 Në ora: 14:04
Pamje nga ndeshja

Ndeshja e javës së katërt e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll mes Rabotniçkit dhe Shkendijës së Tetovës, është shtyrë me kërkesë të ekipit nga Tetova.

Shkëndija e kërkoi atë për shkak të paraqitjeve në garën e play-off-it të Europa League, dhe mbi të gjitha për shkak të udhëtimit të gjatë për në Razgrad. 

Shkëndija u eliminua nga Ludogorets pas kohës shtesë.

Së shpejti do të përcaktohet edhe data e zhvillimit të kësaj ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat