Donat Rrudhani kalon te Sioni

Futboll

Donat Rrudhani kalon te Sioni

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 17:50
Donat Rrudhani

Donat Rrudhani ka kaluar zyrtarisht nga Young Boys te FC Sion në Superligën e Zvicrës.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin nga Valais, siç është njoftuar nga vetë klubi.

Rrudhani iu bashkua YB-së nga Aarau në vitin 2022, ku fitoi dy trofe në sezonin e parë, por nuk arriti të afirmohej plotësisht me klubin nga Bern.

Ai u huazua te Lausanne-Sport në gjysmën e dytë të sezonit 2023/24 dhe sezonin e kaluar te Luzerni, ku 26-vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse.

Rrudhani është edhe përfaqësues i kombëtares së Kosovës.

Rrudhani është ftuar nga selektori Franco Foda për ndeshjet e shtatorit, por vetëm në listën rezervë.

Kosova luan ndaj Zvicrës më pesë shtator, teksa më tetë shtator luan ndaj Suedisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat