Torinos i duhet reagim pas katastrofës

Futboll

Torinos i duhet reagim pas katastrofës

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 21:40
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të jetë mes titullarëve në ndeshjen e nesërme në Serinë A mes Torinos dhe Fiorentinës.

Këtë e ka konfirmuar pjesërisht edhe trajneri Marko Baroni në konferencë për mediat para takimit në fjalë.

“Asllani është në gjendje të mirë, donte shumë që të vinte këtu te ne.

Sot do të vlerësoj në stërvitjen e fundit.

Por është e mundshme që të jetë pjesë e ndeshjes” tha Baroni për mesfushorin.

Megjithatë, mediat italiane janë të bindura jo vetëm se Asllani do të luajë në këtë ndeshje, por edhe se do të jetë titullar në sfidën ku Torino kërkon medoemos reagimin pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Interit në sfidën e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat