Pas Avdullahut, FFK në ofanzivë për Albian Hajdarin

Futboll

Pas Avdullahut, FFK në ofanzivë për Albian Hajdarin

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 23:32
Pamje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një vizitë të rëndësishme në Gjermani, ku është takuar me tre futbollistë e Hoffenheim: Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin.

Dy të parët, Asllani dhe Avdullahu, tashmë janë bërë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Ndërkaq, me mbrojtësin Albian Hajdari po zhvillohen bisedime për ta bindur që t’i bashkohet Dardanëve në të ardhmen e afërt.

Disa javë më parë, Ademi kishte zhvilluar takim edhe me Leon Avdullahun, i cili më pas vendosi ta përfaqësojë Kosovën, duke u grumbulluar për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Mbetet për t’u parë nëse Albian Hajdari do të jetë futbollisti i radhës që i bashkohet Kosovës nga grupmoshat e Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat