Rashford humb vendin e titullarit te Barcelona

Futboll

Rashford humb vendin e titullarit te Barcelona

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 20:56
Flick e Rashford

Skuadra e Barcelonës sonte nga ora 21:00 luan ndaj Getafes, ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Hansi Flick ka zbuluar formacionin zyrtar për këtë përballje.

Në 11-she nuk është emri i sulmuesit, Marcus Rashford dhe kjo ndodh për shkak se anglezi është vonuar në stërvitje.

Pra, Rashford i cili shënoi dy gola së fundmi në Ligën e Kampionëve, e humb vendin e titullarit te Barcelona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat