Graham Potter në vend të Ruben Amorim?

Futboll

Graham Potter në vend të Ruben Amorim?

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 13:47
Graham Potter

Mediat britanike kanë rikthyer në qendër të vëmendjes trajnerin anglez Graham Potter.

Raportohet se Potter, është në listën e ngushtë të Manchester United për të zëvendësuar Ruben Amorim, nëse situata me portugezin nuk përmirësohet.

Pas humbjes 3:1 kundër Brentford këtë fundjavë, presioni mbi Amorim është rritur ndjeshëm, pasi rezultatet e fundit kanë shqetësuar tifozët dhe bordin drejtues.

Graham Potter, i cili u shkarkua nga poztia e trajnerit të West Ham, hiq më pak se një ditë më parë, shihet si një alternativë potenciale për të rimodeluar projektin e “Djajve të Kuq”.

Ndërkohë, burime pranë klubit kanë deklaruar se nuk ka ende bisedime konkrete, por situata mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm, sidomos nëse rezultatet nuk përmirësohen në ndeshjet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat