Arsimi pëson humbje të thellë

Futboll

Arsimi pëson humbje të thellë

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2025 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Në stadiumin në Gjorgje Petrov, Arsimi i Çegranit nuk ka treguar lojën e pritur, duke pësuar humbje me rezultat 4:1 nga Makedonija GP, në kuadër të javës së nëntë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Hristov, Talakov, Guerrero dhe Markoski – shënuan për skuadrën nga Gjorgje Petrov dhe për Arsimin Shefiti.

Pas kësaj fitoreje, skuadra nga Gjogje Petrov ka 12 pikë dhe është në vendin e 6-të.

Arsimi është në vend të tetë me tetë pikë.

Ndeshjet tjera të kësaj jave do të luhen nesër, të dielën dhe të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat